• |
ide | kryesore

Vijon lufta Brad-Angelina për kudestarinë e fëmijëve

Paparazzi, Slider



Divorci i dy yjeve hollivudiane ngjason si luftë. Pas përplasjeve të shumta që Angeline Jolie dhe Brad Pitt kanë hasur gjatë divorcit të tyre të stërgjatë, së fundmi ata kanë pasur një mosmarrëveshjë të re në lidhje me fëmijët e tyre.

Shkak është bërë fakti që Jolie ka zgjedhur që fëmijët të dilnin për të bërë pazar të shoqëruar nga një truprojë, ndërkohë që këtë punë fare mirë mund ta bënte babai i tyre. Burime pranë Brad Pitt kanë bërë të ditur që aktori është xhindosur nga ky vendim i ish-bashkëshortes.

“Pjesa më e keqe e divorcit për Brad-in nuk ishte humbja e Angelina-s, por pamundësia për të parë fëmijët çdo ditë. Ai është i mërzitur që nuk mund të ketë një rol më të madh në rritjen e fëmijëve dhe nuk i pëlqen që fëmijët të kalojnë shumë kohë me truprojat dhe asistentët e Jolie dhe që ai nuk i takon. Brad nuk e pëlqen idenë që fëmijët e tij kalojnë kaq shumë kohë me të panjohur”, është shprehur burimi.

Pra, duket që lufta e ftohtë mes ish çiftit nuk ka ndërmend të mbarojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *