• |
ide | kryesore

Bllokohet rruga në Dardhë prej rrëshqitjeve masive të borës

Lajme, Të fundit



Në të gjitha zonat e thella të vendit reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme. Rruga që të çon drej fshatit turistik të Dardhës në Korçë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masivit të borës. Lëvizja në këtë aks është ndërprerë për pasojë.

ARRSH njofton se në aksin Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi duhet bërë me zinxhirë.

Shkarja më masive ka ndodhur tek “Muri i Musait” dhe në vendin e quajtur “Gryka”, ndërkohë po punohet me mjetet borëpastruese për të hapur rrugën e fshatit turistik.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *