• |
ide | kryesore

PD nxjerr deklaratat e pasurisë së Ramës: Nuk justifikon 400 milionë lekët e vilës në Surrel

Lajme, Të fundit



Deputetja e PD, Oriola Pampuri thotë se Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk justifikojnë vilën në Surrel me vlerë 400 milionë lekë, sa ç’pretendon kryeministri se ka kushtuar ajo.

Sipas Pampurit, në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi Rama dhe bashkëshortja kanë deklaruar të dy bashke se zotërojnë rreth 80 milionë lekë, ndërsa në vitin 2012 ndërton shtëpinë e tij në Surrel me vlerë 400 mln lekë.

Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e parë, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit. Kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë, me të cilat thotë se ka ndërtuar shtëpinë. Kjo është një vepër që të çon në burg. Edi Rama nuk mund t’i gënjejë dot më shqiptarët se shtëpinë në Surrel që siopas ekspertëve të ndërtimit është një banesë që kushton jo më pak se 2 milionë Euro, e ka bërë me kursimet e gruas. 

Faktet janë e zeza mbi të bardhë në deklaratën e tij të pasurisë. Çifti kryeministror nuk ka deklaruar aq të ardhura, sa të justifikojnë ndërtimin e një shtëpie superluksoze me vlerë 400 milionë lekë. Partia Demokratike po publikon sot dokumentet zyrtare që provojnë se të ardhurat e deklaruara të Edi Ramës dhe të të ardhurat e gruas së tij nuk kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve dhe nuk justifikojnë dot vlerën 400 milion lekë të shtëpisë në Surrel. Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeminisyrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milion lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama. Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milion lekë. Dokumentat zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtepisë superluksoze në Surrel. Ne do t’i vëmë në dispozicion çdo gazetari deklaratat e pasurisë së Edi dhe Linda Ramës.

Nëse nuk çensurohen, gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund të vetifikojnë vërtetësinë e pohimeve të Partisë Demokratike se Edi Rama ka gënjyer me deklaratën e pasurisë. Për Kryeministrin e Shqipërisë ka sot vetëm një pyetje: Ku i gjeti Edi Rama 400 milionë lekë për ndërtimin e shtëpisë superluksoze më Surrel, kur, bashkë me gruan, kishte deklaruar vetëm 80 milionë lekë kursime? Ka ardhur koha që Edi Rama i oxhakut 18 mijë euro të pergjigjet dhe të mos fshihet më pas fustanit të gruas”- tha Pampuri.

1-EDI-RAMA-2013



10 Comments

  1. Sikur ajo ndertese te kushtoje 40 mil leke te reja, ja kam bere hallall. Por kush ka hyre aty brenda me mend, ka dale pa mend.

  2. Problemi eshte se ketu politikanet, sidomos ish dhe kryeministra, ish dhe ministra, jane pasuruar aq shume , sa nuk e kane me nocionin e lekut. Deklaron shpine 400 mil leke, se kaq leke mund ti marr ne dite kryeministri shqiptar. Si Alfred Peza qe deklaroi 1 milion euro kursime.
    Kur ju sulen te gjithe, u habit se nuk e priste.
    Mendonte qe po deklaronte nje shume normale. Imagjino sa ka fshehur. Dhe ska qene as minister as kryeminister, vetem deputet nje mandat.
    Shqiperia eshte minier ari per pushtetaret dhe toke e djegur per qytetaret.
    Kushdo qe ka ardh ne pushtet, vetem ka vjedhur, plackitur dhe ka ikur pa i hyre gjemb ne kembe.
    Mos ndershkueshmeria eshte tragjedia me e madhe ne kete vend. Cdo shqiptar eshte skllav i politikes, dhe politikaneve qe vet ka zgjedhur.

  3. Ku i keni dokumentat qe ajo barake betoni kushton 40mil lek,pastaj del ku i ka gjetur,lulit i dolen dokumentat per shtesen qe ka bere plus ap 240metra katrore dhe akoma nuk eshte pergjigjur

  4. Tek ajo “barak betoni” nuk ka nje gozhde apo therrime tjeter prodhim vendi, Z.Rama.
    Kur ta zhveshin mbretin, do ja nxjerrin ne pah dhe baraken.

  5. Apo per ju rilindasit, unaza re 2.2 km kushton 40 mil euro, kurse Sarajet e Surrelit, ku vuan mbreti, nuk kushtojne 40 mil leke.
    Shume lire shitemi, a keni femije me rrit ne kete vend, apo cdo gje qe fluturon , hahet?

  6. O milet shume mire qe beni llogarite e ketij bojaxhiut apo dhe ndonje plere tjeter, por nuk eshte kjo zgjidhja. Zgjidhja eshte te cohen te gjithe dhe ti tregojme vendin

  7. Vendi i tregohet shtypesit, hajdutit, mafiozit, mashtruesit e fabulistit, qe shikon vetem vehten e lart, pa per masat e popullit qe po vuajne ekonomikisht, per rinine qe s;ka vende pune. per studentet qe duhet ta blejne shkollen, por edhe per mendje madhesine e fodullekun qe e reflekton ky i semure, qe ka semure tere miletin e del si fandi spathi dy ytr here ne dite ne televizionet e blera, ky eshte kriminel, e bire krimineli bashke me zagare qe ka per rreth, andaj duhet te shporret nje ore e me pare, sepse eshte ne favor te popullit sepse me e mire do jete e nesermja.

  8. E para nuk te pyeta ty xixa se ty ta dime dobesine qe ke ndaj saliut dhe lulit qe kane vrare per pushtet dhe pastaj per ta rrujt kete popull,ti mor kelysh kurve komuniste qe komenton si antare byroje i PD,shko te saliu shishen e shurres me vete per kete ke tru ti xixa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *