• |
ide | kryesore

Tensionet në Fakultete/ Basha: Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha dënoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në ambjentet e Fakulteteve të Ekonomisë e Drejtësisë pas ngujimit të studentëve.

Basha tha se Rama po vepron në kundërshtim flagrant me ligjin, dhe dënoi dhunën e përdorur nga policia. Basha u shpreh se kryeministri po propozon ‘policinë e mendimit’ duke vepruar si autokrat.

“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara.

Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit.

Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar.

Ne do kundërshtojmë me të gjitha format,” – u shpreh Basha.

3 Comments

  1. Kur personifikimi i dhunes flet per dhunen,ky lul ne hollande ka ndryshuar,kur ishte kamarier ne rinas i gezohej bakshishit qe vipat e kohes ja jepshin lulit,ky ndryshe nga kamarieret e tjere kishte bakshishe ekstra per sherbime ekstra,ka qene kamarier i zoti ky lul

  2. Pavaresisht gjynaheve qe ka ky shtet por deri tani askushe nuk eshte dhunuar fizikisht nga policia aktuale, ndersa kur mbreteroje ti pa permendur ato qe kryenit nen masken e krimineleve qe largoheshin ne drejtime te paditura ti ke vrare kater protestues pa asnje faj dhe cuditerisht ke goje te flasesh duke egzagjeruar dhe genjyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu