• |
ide | kryesore

Banorët e fshatrave të Bulqizës izolohen nga bora, 5 orë në këmbë për të blerë ilaçe

Lajme, Të fundit



Për shkak të reshjeve të borës që zgjatën rreth 4 ditë në Bulqizë, mjaft fshatra kanë mbetur të izoluara. Të bllokuara kanë mbetur pjesa më e madhe e rrugëve në: Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht.

Një nga banorët shprehet se vajzën e sëmurë e kanë nxjerrë në krahë deri në rrugën kryesore për ta transportuar më pas në spital.
Në fshatra të njësisë Zerqan banorët janë detyruar të hapin rrugën me forcat e tyre, sepse përndryshe nuk mund të furnizojnë bagëtinë me bazë ushqimore.

Ali Muça, banor i fshatit Orzhanove në njësinë administrative Ostren ka udhëtuar 5 orë në këmbë deri në Shupenzë për të blerë ilaçe, sepse sipas tij bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugëve.

Në shumë segmente të rrugës mungon kripa dhe skorjet, më problematike situata në rrugën nacionale paraqitet në aksin Ura e Çereneçit deri tek Ira e Topojanit, ku gjatë së dielës në Shupenzë për shkak edhe të trafikut të rënduar, për më shumë se një orë makinat ngelen të bllokuar.



1 Comment

  1. Genjeni ju. Sapo e pashe ne ertv qe vete ogerta kishte qene ne bulqize, vizite ne nje qender shendetesore, ku gjithcka ishte ne funksion t eplote. Mos genjeni kaq hapur o Lapsi. Vetem ertv eshte kanalii se vertetave. Mu kujtua nje shprehje popullore: lumi qe mori Vunone, pse smori dhe Qeparone.
    Zotibe ruajte shqiperine dhe shqiptaret, se per qeverine ka ik per lesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *