• |
ide | kryesore

Kapet me 53 kg drogë, shqiptari mundohet t’i shpëtojë policisë

Lajme, Të fundit



Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi në makinë i janë gjetur 53 kg drogë. Automjeti që vinte nga kufiri i gjelbër është ndjekur prej policisë greke.

Fillimisht është bërë një përpjekje për ta ndaluar automjetin në Kompoti, Artë. Drejtuesit të mjetit i është bërë shenjë që të ndalojë, por ai e ka shtuar shpejtësinë pas kësaj për shkak të sasisë së drogës që mbante në makinë.

Pasi policia ka vijuar ndjekjen, ka mundur që ta kapë në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *