• |
ide | kryesore

Politekniku kërkesë policisë private: Ndaloni hyrje-daljet

Lajme, Të fundit



Universiteti Politeknik i Tiranës i është drejtuar me një shkresë policisë private që merret me ruajtjen  e objektit që të mos lejohet asnjë hyrje dale në ambientet e fakultetit.

Dhjetëra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë e Ndërtimit dhe të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e këtyre institucione edhe pse është ditë pushimi.

Administratorët në shënimin e tyre për letrën shtojnë se shkresa do të niset pa vulën dhe institucionin, pasi është ditë pushimi dhe nuk është në punë punonjësi i protokollit.

Ndër të tjera në shkresë thuhet se “disa persona janë grumbulluar në katin e parë, si dhe faktin që në godinë nuk aktivitet mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrativ apo akademik, ju lutem të merrni masa për respektimin e Kontratës së Shërbimit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambientet e territorit të godinave dhe ambientet e brendshme të tyre”. 

foto galeri

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *