• |
ide | kryesore

Rama njoftim për studentët: Nga nesër…

Lajme, Të fundit



Edi Rama njoftoi në Twitter se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve.

Sipas kryeministrit, qëllimi i vendosjes së këtyre përfaqësuesve do të jetë për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët?”, shkruan Rama në “Twitter”.

Rama Twitter

Prej disa ditësh studentët janë ngujuar brenda disa prej godinave të fakulteteve në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre duke mos lejuar zhvillimin e mësimit, ndërkohë që kryeministri Rama publikoi më 26 dhjetor vendimet e qeverisë për studentët të përmbledhura të gjitha në Paktin për Universitetin. Bëhet fjalë për 11 VKM dhe 4 urdhra që sipas kryeministrit adresojnë të gjitha kërkesat e studentëve që nga tarifa e studimit, nga investimet në infrastrukturë tek buxheti e me radhë.



4 Comments

  1. FRIKEN JUA KE O PALLOSH . JE FITUES OR PALLOSH KRYEMINISTER SPSEE KETA NAIVET KUJTUAN SE GOMARI DO LLOGJIKE DHE JO DRU QE TE MARR VESH.

  2. JU DUHET TE KUPTONI NJE GJE , TE GJITHA PARTITE JANE KUNDER JUSH SEPSE PO JU PRISHET REHATIA DHE SHOHIN TEK JU ELITEN E ARDHESHME QE DO DREJTOJE KETE VEND .
    JU DUHET TE JENI ANTIKASTE DHE ANTI STABILISHMENT . LLOGJIKA NE TE TILLA RASTE ESHTE E KOTE , DHUNE DHE VETEM DHUNE , KJO ESHTE GJUHA QE DIKTATORET KUPTOJNE .
    GUKE VEPRUAR NE KETE MENYRE JU PUNONI PER VETE POR NJEKOHESISHT PUNONI PER KETE POPULL TE SHUME VUAJTUR . PRANDAJ EDHE POPULLIN E KENI ME VETE . SHKOINI DERI NE FUND , ATA KANE FRIK TJU PREKIN ME DORE SE JU JENI E ARDHMJA DHE SE POPULLIN E KENI ME VETE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *