• |
ide | kryesore

Shtohet numri i pacientëve me fraktura në spitale për shkak të ngricave dhe borës

Lajme, Të fundit



Në qytetin e Gjirokastrës prezenca e akullit është bërë shkak i dëmtimit të mjaft qytetarëve.

Për shkak të frakturave që kanë pësuar nga rrëzimet, mjaft qytetarë janë drejtuar për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”.

Mjeku ortoped Murat Kaci, ka treguar se të dëmtuarit vijnë nga të gjithë lagjet dhe se në disa raste pacientët janë dërguar edhe në Tiranë për shkak të dëmtimeve të rënda.

Rastet e frakturave nga rrëzimet vijnë jo vetëm nga qyteti i Gjirokastrës, por edhe nga zona te thella malore, banorët e te cilëve prej ditësh ndodhen të bllokuar.

Në të tilla kushte, mjekët apelojnë për kujdes dhe shmangie të daljeve të panevojshme.
Ngricat janë bërë shkak edhe për aksidente. Në autostradën Levan-Tepelënë dy automjete janë përplasur, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *