• |
ide | kryesore

Vjedhja e armëve në Pashaliman, çfarë vendosi gjykata për 4 të arrestuarit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit të dyshuar për vjedhjen e bazës ushtarake në Pashaliman. Katër ushtarakët e arrestuar, dy roje dhe dy përgjegjës janë lënë sot nga gjykata në burg pa afat me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç.

Mungesa e armëve u vërejt gjatë inventarit rutinë që bëhet në bazën ushtarake. Të enjten e kaluar roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë.



1 Comment

  1. Po Dixhitali i Vicidolit me eksperiencen e tij cfare informacioni afron si kampioni i universit ne hapjen dhe vjedhjen te depove te armeve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *