• |
ide | kryesore

Cipras kalon votbesimin. I hapet rruga marrëveshjes me Maqedoninë

Të fundit
cipras.jpg



Kryeministri grek, Alexis Tsipras,  kaloi të mërkurën mocionin e votëbesimit, duke i hapur rrugën Parlamentit që ta procedojë ratifikimin e marrëveshjes të cilën  arriti me Maqedoninë në fund të viti të shkuar për t’i dhënë fund përplasjes së hershme rreth emrit.

Ai mori mbështetjen e 151 deputetëve nga 300 që ka Parlamenti grek, duke llogaritur ketu edhe votat e rekrutuara nga partite rivsle.

Pasi siguroi shumicën e nevojshme për vazhdimin e qeverisjes, Tsipras tha se do të nxjerrë të marrëveshjen e Prespës për votim në Parlament deri në fund të këtij muaji.

Tsipras thirri mbajtjen e votimit të besimit pas tërheqjes nga koalicioni qeverisës i partnerit të së djathtës, Panos Kammenos, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes. Por dy ministra qëndruan në kabinrt duke e tradhëtuar atë dhe mb3shtetur kryeministrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *