• |
ide | kryesore

Hugh Grant apel për hajdutët që i vodhën çantën: Më ktheni skenarin

Paparazzi, Slider



Aventurë e hidhur për Hugh Grant. Aktori denoncoi në rrjetet sociale vjedhjen e çantës dhe përmes “Twitter”-it bëri një apel: “Në rastin se dikush mund t’i njohë ata që thyen xhamin e makinës dhe kanë marrë çantën time, ju lutem, të paktën të më kthejnë skenarin. Janë shumë javë me shënime dhe ide. Ndoshta dhe kartat e shëndetit të fëmijëve të mi”. Ishin të shumtë ata që iu përgjigjën Grant, edhe me komente ironike. Ishin të shumtë ata që e këshillonin të kërkojë në “eBay” për të gjetur sendet e tij. Një tjetër i kujtoi: “Në makinën tënde kanë ndodhur gjëra shumë të këqija”, duke iu referuar episodit të vitit 1995 kur u arrestua në Los Angeles me një prostitutë, me akuzën e akteve të pahijshme në vend publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *