• |
ide | kryesore

Basha: Protesta popullore do t’i japë fund krizës

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi për mediat se partia e tij është e vendosur që të luftojë krizën politike në vend.

Sipas kryedemokratit, rruga e vetme për t’u përballur me qeverinë është bashkimi i qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade në protestat mbarëpopullore.

“Ditën e djeshme PD ka vendosur që të udhëheq protestat qytetare dhe do të parashtrojë një zgjidhje politike që do ta kemi në Këshillin Kombëtar të PD dhe do kemi një mobilizim të opozitës së bashkuar. Kjo qeveri ka rënë para qytetarëve, para syve të Europës dhe gjithë botës.”, tha Basha pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok.

Basha shtoi se vendi është zhytur në një krizë te thellë politike.

“Vjen një moment ku Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Ngjarja e djeshme në Kuvend është asgjësimi i të drejtës së fjalës. Ndërkohë situata e përgjithshme mund të bëhet me dy fjalë; kapja e sistemeve dhe institucioneve. Ndaj nuk duhet të fshihen dhe të sheqerosen. Pasi asnjë të re nuk do të kemi nga fronti i perëndimit. Negociatat do të hapen për vendet e tjera dhe jo për Shqipërinë. Unë dhe PD jemi të vendosur që të ndalim krizën politike dhe krizën ekonomike të thellë. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm përmes kthimit te vlerat europiane. Zgjedhje të lira, kontroll i qeverisjes nga qytetarët dhe garë e ndershme politike”, u shpreh Basha.



6 Comments

    1. cfar te filloje ? atij nuk i shkojne mbas as 2000 njerez. Do diskretitoje vetten kur te shohi se sa pak njerez e mbeshtesin.

      Mezi pres ate dite

  1. Krize politike me maxhorance 76deputete vetem ky loqe e quan krize,pregatitu per zgjedhjet o loqe se i humbet prap dhe thua mi vodhen

  2. Ti ledio nuk kupton cfare quhet maxhorance,kur nuk e ke dhe nuk e ben dot vendi shkon ne zgjedhje,qe ti ledio te votosh lulin si zorraxhi i saliut dhe i rames qe eshte,por dhe ti nje zorraxhi i ri qe po formohesh qenke o ledio kopuk

  3. Tani po. Tani qe e thot ky kollosi i politikes shqiptare, eshte e sigurt qe qeveria rama do bjer. Se ky njeher flet ama kur flet i ka vdek nona atij muhabeti. Ta gezojm REPUBLIKEN E RE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *