Të paktën 20 persona humbën jetën si pasojë e një sulmime makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit.
Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, njoftohet se ishte 57 vjeç. Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.
Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.
“Ka qenë e tmerrshme, është dukur sikur fundi i botës”, – u shpreh 62-vjeçarja Rosalba Jimenez, teksa ka qenë duke hapur dyqanin e saj afër shkollës.
Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.