• |
ide | kryesore

Vettingu, i vjen radha Donika Prelës së Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka cakuar datën për vettingun për dy drejtues prokurorish.

Në datën 21 janar do dalë para gjyqtarëve Altin Binaj, drejtues i Prokurorisë së Vlorës.

Ndërsa në datën 22 janar do dalë Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën (21 janar) në orën 10:00 në sallën e KLD-së.

Në mbledhje do të zhvillohet:

-Verifikimi i pjesëmarrjes dhe i kuorumit;

-Prezantim i shkurtër nga Kryetari i Këshillit mbi:

1. Ecurinë e procedurave për plotësimin e pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2. Ecurinë e procedurave për verifikimin e pasurisë dhe të figures të kandidatëve për prokurorë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës;

3. Tranzicioni I detyrave dhe përgjegjësive për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër te procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

-Shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e structures së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe propozimin e buxhetit për vitin 2019;

-Shqyrtimi i projektvendimit mbi kërkesën e dy prokurorëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm;

-Shqyrtimi i projektvendimit për nisjen e procedurave për plotësimin e gjashtë pozicioneve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë perms procedures së komandimit të prokurorëve;

-Shqyrtimi I projektvendimit mbi shkarkimin e prokurorit Tom Ded



2 Comments

  1. Eka te kaluar vetingun kjo -Nafija-Perluci se eshte krahu i djathte i -Markut-si dhe mbuluesja e sa e sa dosjeve te krimit dhe trafikut te shpures te qeveritareve dhe psiko -skizofrenit Edvin.-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *