• |
ide | kryesore

Protesta/ Studentë e pedagogë bashkë te Filologjiku

Arkiva, Kryesore, Lajme



“Një shans historik për çlirimin e hapsirave universitare” e quan atë që po ndodh Lëvizja për Universitetin. “Një mundësi reflektimi për qeverinë që ti japë fund propagandës” thotë pedagogu Agron Gjekmarkaj. “Në mundësi reflektimi edhe për fakultetet e tjera” thotë Mark Marku.

Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Në oborrin e fakulteti ku nuk zhvillojnë mësim, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara në një letër publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat socialr aty shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare. Protestën e soyme e ka komentuar edhe Lëvizja për Universitetin:

 

“Përpjekja jonë për universitetin tanimë ka hyrë në një fazë të re. Kemi kaluar nga protestat masive te bojkoti masiv dhe çlirimi i hapësirave universitare. Java që lamë pas ishte tejet e suksesshme. Bojkotimi i mësimit u shtri edhe në universitetet publike jashtë Tiranës. Në fakultete të ndryshme kanë nisur të mblidhen asambletë e pedagogëve, të cilat një e nga një po solidarizohen me ne dhe po kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kjo e hënë dhe ditët në vijim janë vendimtare. Askush nuk mund ta tradhtojë shansin historik të transformimit rrënjësor të universitetit. Është turp të hysh në klasë pa plotësimin e kërkesave jetike studentore. E gjithë Shqipëria e ka zemrën te ne. Fitorja jonë është ngadhnjim edhe për studentët e ardhshëm. Dorëzimi ynë do të jetë fundi i çdo shprese se ky vend mund të bëhet” thuhet ne deklaratë.

Pedagogu Mark Marku tha se pedagogët e Universitetit Filologjik, që janë hedhur sot në protestë, u kanë bërë thirrje asambleve të pedagogëve në fakultetet e tjera që të mblidhen dhe të diskutojnë për të dalë bashkarisht në një vendim se si duhet ta përmirësojnë ligjin e Arsimit të Lartë.

Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj tha se Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. “Ne e kemi kuptuar se ligji e kishte futur në një kakofoni, universitetin publik në Shqipëri.

I bëjmë thirrje qeverisë që të mos harxhojë kohë me retorikë e propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve.  Ne jemi solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave, sepse i shohim studentët jashtë auditoreve.

Përsa i përket vendimeve që qeveria po i nxjerr si ‘simite të ngrohta’, vërejmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre cenojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe ndoshta në një kohë, universiteti do t’i drejtohet Gjykatës administrative, pasi nuk lejojmë që universiteti të merret në patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show-n e radhës të Turbina.

Ligji i Arsimit na shqetëson shumë sepse ka futur në kundërvënië të gjitha strukturat, duke mos pasur marrëdhënie, kombim në strukturat që kontrollojnë njera-tjetrën. Rasti i fundit është ai i administratorit të universitetit, eksponent i PS, që i bëri thirrje Policisë të vijë për protestën. Kjo nuk ka bërë vaki as në protestat e studentëve në ’90” tha Gjekmarkaj.

©Lapsi.al

 

 



2 Comments

  1. Profesor te nderuar, student te nderuar mos ndaloni se ket murtaj qe e ka emrin Ed Rama vetem ju kur ta rrezoni nga kali sepse ketij i duket vetja sikur ka dhe rubinetat e ajrit per ket popull qe s din te protestoj per femijet dhe te ardhmen e vet. Imagjinoni ke ka ven nen km Erjon miun e kuptoni se ky mumje dhe me ket emrim mendon se ja hedh ketij populli ???

  2. O kari me emer,mesimi ka filluar normalisht,shko verifikoi vet lere lapsin,kane shkuar ne mesim te gjithe koke ulur para petagogeve,po ngelsat si do ja bejne tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *