• |
ide | kryesore

“Shullazi” në Apel, çfarë ndodhi me seancën e sotme

Lajme, Të fundit



Seanca e parë në Gjykatën e Apelit në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij, e cila ishte programuar për tu zhvilluar sot është shtyrë për në datën 4 shkurt.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë  një nga të pandehurit, Blerim Shullazi, i cili ka ndërruar avokat. Ky i fundit kërkoi kohë që të njihej me dosjen dhe të bënte mbrojtjen e klientit të tij.

Po ashtu mësohet se nuk është bërë njoftimi i prej viktimave të procesit, Jano Zakës, biznesmenit që dyshohet se ka kërcënuar grupi dhe e ka gjobitur financiarisht.

Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *