• |
ide | kryesore

Mësohet drejtori i ri i Hipotekës në Durrës

Lajme



Florian Alimadhi do të drejtojë Hipotekën e Durrësit pas shkarkimit dy ditë më parë të Ardjan Iljazajt. Drejtori i komanduar i Hipotekës u prezantua sot nga Ministrja e Drejtësisë, Etildaj Gjonaj.

Mësohet se një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna në Hipotekën e Durrësit, informon Ora News. Sakaq në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës ka mbërritur dhe një ekip prej 5 inspektorësh që do të kontrolloje veprimtarinë e deritanishme të kësaj zyre hipoteke.

Ardjan Iljazaj u shkarkua të mërkurën si drejtor i Hpotekës së Durrësit. Fillimisht vendimi u komunikua nga kryeministri Rama dhe më pas nga Ministrja Gjonaj që njoftoi edhe shkarkimin e 2 specialistëve dhe bërjen nga e para të Hipotekës së Durrësit.

Shkrirja e institucionit erdhi pas denoncimit të një qytetari në një emisionin investigativ “Fiks Fare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *