• |
ide | kryesore

Arrestohen tre shpërndarës droge në Memaliaj

Lajme, Të fundit



Tre shpërndarës droge në zonën e Memaliajt kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Luftinja”

Ndalimi i tyre u bë pasi u ushtua kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë
Të ndaluarit janë L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç,  banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë  Memaliaj.

Në aksin rrugor Memaliaj – Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin sëbashku në një automjet , si dhe shtetasit F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Prodhim dhe shitje të narkotikëve ”  të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *