• |
ide | kryesore

I riu lëviz pa patentë, thyen masën e arrestit

Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit, pas denoncimit nga qytetarët, njësia Operacionale në aksin rrugor “Kopshti Botanik – Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi me inicialet D. Sh. nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e policisë në tentativë për t’u larguar.

 Drejtuesi i mjetit rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë person Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me armë”, të cilën i riu e kishte thyer.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *