• |
ide | kryesore

Pas vrasjes së dy vëllezërve të tij, Arben Bilali kishte vendosur kamera në shtëpi

Lajme, Të fundit


Ish-efektivi i policisë, i vrarë ditën e sotme në zonën e Selitës kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij. Arben Bilali i druhej një atentati të mundshëm.

Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilalit në vitin 1998 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh.

3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes.

Dyshohet, se në këtë rast kemi të bëjmë me një histori hakmarrje të nisur prej 20 vitesh, por SHCBA po heton edhe pistën e vrasjes për shkak të detyrës.

Ish-punonjësi i policisë po udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *