• |
ide | kryesore

U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit, Apeli liron Gjergj Cukalin

Arkiva



Gjergj Cukali, i dyshuar si vrasës me pagesë i ish-policit Arben Bilali, 50 vjeç, i cili u ekzekutua në mesditën e 30 janarit të këtij viti në zonën e Selitës, ka fituar lirinë falë një vendimi të Gjykatës së Apelit.

Cukali u arrestua katër muaj pas vrasjes së Bilalit, pas identifikimit të kryer nga Prokuroria në sajë të hetimeve intensive dhe të gjurmëve të gjetura në automjetin e përdorur për ekzekutimin e viktimës. Në krye të herës, u komunikua se identifikimi i Cukalit ishte bërë nga analizat e ADN-së të marra nga një shishe uji e gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së 50-vjeçarit.

Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe për këtë arsye e kishte lënë të dyshuarin në masën “arrest me burg” për akuzën e vrasjes me paramendim.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit nuk është pajtuar me këtë vendim, duke caktuar ndaj Cukalit masën e detyrimit me paraqitje.

I vetmi i ndaluar për vrasjen e ish-policit Bilali, i cili u qëllua me breshëri plumbash në derë të banesës së tij, është  Arben Xhetani, një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen, si edhe ka planifikuar krimin përmes vëzhgimit të lëvizjeve të viktimës.

policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali me 30 janar të këtij viti. Policia vuri në pranga Gjergj Cukalin, i njohur dhe si i forti i Myslym Shyrit, person i njohur për policinë. Arrestimi i Cukalit u krye në zonën e “Vasil Shantos”.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *