• |
ide | kryesore

U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin

Arkiva, Lajme, Të fundit



etëm katër muaj ka qëndruar në paraburgim i dyshuari si vrasës me pagesë i ish-policit, Arben Bilali. Ai është liruar. Gjergj Cukali, për të cilin policia dha një deklaratë të bujshme, ka fituar lirinë në heshtje të plotë nga Gjykata e Apelit të Tiranës .

Për shkak se Prokuroria deklaroi se kishte gjetur prova shkencore dhe se ADN e tradhtonte në mjetin ku u krye ekspertiza, me herët Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe e kishte lenë të dyshuarin në masën arrest me burg për akuzën e vrasjes me paramendim.

Por ndryshe mendon Gjykata e Apelit që siç duket nuk i ka konsideruar të mjaftueshme dhe i ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje. I vetmi që ngelet në burg për vrasjen e ish-policit Bilali, i cili u qëllua me breshëri plumbash në derë të shtëpisë, eshtë Arben Xhetani një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.

Ish-polici ka dyshime të forta se u qellua për hakmarrje, ndërkohë që pas arrestimit të Cukalit u duk sikur ngjarja u zbardh. Në fakt Gjykata e Apelit është treguar mjaft bujare edhe me një ngjarje tjetër, atë të vrasjes se Jurgen Kurtit. Siç tregon eksklusivisht një burim i Top Channel , Gjykata ka liruar edhe Olsi Qalliun, njeriun që foli dhe tregoi emrat e të rinjve që dyshohen në këtë atentat./ TCh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *