• |
ide | kryesore

Studentët e Juridikut nisin mësim sot në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”

Lajme, Të fundit



Një pjesë e studentëve të Fakultetit Juridik, të cilët kanë kërkuar rinisjen e mësimit, prej ditës së sotme do ta kenë këtë akses në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Ditën e sotme, në orën 14:00 do të nisë për ta mësimi në këtë gjimnaz.
Studentët që kanë kërkuar nisjen e procesit mësimor nuk shqetësohen prej ambienteve ku do të zhvillojnë mësimin, për ta çdo lloj mjedisi është i përshtatshëm.

“Kudo, mjafton të zhvillojmë mësim se kemi humbur shumë volum”, u shpreh një prej tyre.

Ndërkohë, fakulteti i Drejtësisë në Tiranë vazhdon të jetë i mbyllur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *