• |
ide | kryesore

Ngrihet komisioni, këta janë deputetët që do të hetojnë Gent Cakajn

Lajme, Të fundit



Mësohen emrat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për Gent Cakajn, zv.ministrin e Jashtëm të cilit kryeministri Edi Rama i ka deleguar kompetencat e tij.

Komisioni do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe antarë janë: Ervin Salianji dhe Xhemal Gjunkshi.

Nga ana e PS-së do të jenë: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka. Ky Komision do të hetojë se si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i dha brenda një ditë certifikatën e sigurisë, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *