• |
ide | kryesore

Familja Xhabafti mohon përfshirjen në vrasjen e ish-policit

Lajme, Të fundit



Policia ka marrë ditën e djeshme në pyetje katër anëtarë të familjes Xhabafti në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.

Pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen. ‘Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne. I kemi mbyllur konfliktet’ mësohet se kanë deklaruar ndër të tjera anëtarët e familjes Xhabafti para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima. Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë.

Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie. Ish-polici Arben Bilali u ndoq për më shumë se 10 minuta nga atentatorët para se të vritej para shtëpisë së tij në Selitë. Burime nga Policia e Tiranës thane se Arben Bilali bashkë me një shokun e tij kanë qenë në zonën e shkollës ‘Vasil Shanto’ me një makinë Golf 4. Pikërisht në këtë vend kamerat e sigurisë kanë filmuar një makinë Mercedez Benz që po ndiqte Arben Bilalin.Kjo makinë me targa të falsifikuara, që i përkasin një ‘FIAT’-i  në Vlorë, që pronari ka bërë denoncim se ja kanë vjedhur në gusht të 2017, nuk është pikasur nga ish-polici për shkak se ai ishte në vendin e pasagjerit. Që nga Shkolla Vasil Shanto deri tek banesa në Selitë, autorët kanë qëndruar pas makinës Golf dhe sapo ka dalë Arben Bilali e kanë qëlluar me breshëri automatiku me silenciator. Më shumë se 15 herë është qëlluar në drejtim të ish-polici, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *