• |
ide | kryesore

Dekanati i FHF-së kërkon mbledhje të jashtëzakonshme

Lajme, Të fundit



Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë, vetëm për personelin akademik të FHF. Kjo kërkesë ka ardhur një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Pedagogëve doli me 6 vendime, ku përfshihej ngritja e një sindikate për mbrojtjen e tyre si dhe një grupi pune për Ligjin e Arsimit të Lartë.

Pedagogët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin prej ditësh tashmë, deri në plotësimin e kërkesës së tyre, atë të rrëzimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Thirrje për seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së

Drejtuar: personelit akademik të FHF-së

Vendimi nr.2

Mbështetur në nenin 41, pika 3, të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Nenin 45, pika 3 të Statutit të UT-së, vendosa:

Thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së, me rend dite, situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve. Kërkohet prania e gjithë personelit akademik.

Vendimet e Asamblesë dje

1. Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
2.U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
3.I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
4.Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
5.Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
6.Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *