• |
ide | kryesore

Zjarri përfshin ndërtesën, 7 të vdekur, mbi 30 të plagosur në Paris

Planet, Të fundit



Shtatë vetë kanë humbën jetën në një zjarr në një ndërtesë në Paris në zonën jugperëndimore, njofton shërbimi i zjarrit i kryeqytetit francez.

Thuhet se rreth 30 vetë, duke përfshirë tre zjarrfikës, mbetën të plagosur, ndërkohë që një person është në gjendje të rëndë.

“Bilanci mund të rritet ende, sepse zjarri është ende në zhvillim në katet e 7 dhe 8 të ndërtesës tetë katëshe”- i tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrit agjencisë së lajmeve AFP.

Nuk është ende qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në kete pallat. Zjarri u përhap në të dy katet e ndërtesës të hënën natën, duke i detyruar disa banorë të hidhen mbi çatitë e afërta për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Rreth 200 zjarrfikës shkuan për ndërhyrje, por situata ka qenë shumë e veshtirë. Ndërtesat në zonën luksoze jo shumë larg Kullës Eifel janë evakuuar si masë paraprake.

https://youtu.be/_EXEF2f4kjg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *