Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen (foto), ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet gjatë vitit 2019. “Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019″, tha përfaqësuesi i SHBA në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që ka fiskutuar çështjen e Kosovës. Por ai shtoi se “Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjën. Megjithëse publikisht edhe Gjermania nuk mund të dalë pro kësaj takse që është kundër parimeve të tregut të lirë, ambasadori i Berlinit në OKB ka treguar edhe anën tjetër të medajles duke përforcuar hipotezën se është Gjermania ajo që e mbështet kryeministrin Haredinaj në mbajtjen e taksës 100 përqind për produktet serbe, si një mjet për të penguar marrëveshjen përmes ndryshimit të kufijve.
Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen publikisht theksoi se nuk mund të mos lejohen produktet serbe të futen në Kosovë, por shtoi ai: “të mos lejohen produktet e Kosovës në Serbi është gjithashtu kundër perspektivës evropiane”.
Christoph Heusgen u tregua i prerë edhe kundër politikës së Beogradit për mos lejuar njohjen e Kosovës nga shtete të tjera të OKB.
“Daçiq vetë ka udhëtuar në shtetet të cilat kanë bërë tërheqjen e njohjeve. Nuk e kuptoj logjikën që qëndron prapa kësaj: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është e njëjta mënyrë për t’u futur në BE. Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur veten me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë”, i tha Heusgen ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Pra edhe në këtë debat u pa qartë se mes SHBA dhe Gjermanisë ka divergjenca thelbësore për mënyrën se si do të arrihet marrëveshja shqiptaro- serbe. Ndërsa Uashingtoni e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve, Berlini zyrtar e ka kundërshtuar fuqimisht atë. Madje ai e ka vënë si kusht për përparimin e vendeve tona drejt BE. Pikërishtë këtë gjë theksoi edhe kryeministri Haradinaj në intervistën e fundit në “T7”.
“Ne kemi interesa strategjike me disa vende të BE. Sot ideja e kufijve bie ndesh me interesat e këtyre vendeve… Nëse presidenti ynë flet për kufij, kjo nuk i vjen mirë Merkelit”, tha ai.
Pra është e qartë se nëse të gjithë bien dakord me një zgjidhje përfundimtare të paqes mes Serbisë dhe Kosovës, palët ndahen lidhur me mënyrën se si do të bëhet ajo: përmes ndryshimit të kufijve apo jo. Dhe në një farë mënyre nga kjo do të vendoset edhe për afatet e saj. Nëse në SHBA mendohet se gjithçka mund të zgjidhet brenda 2019, disa nga vendet vendimmarrëse në BE nuk janë kaq optimistë.
©Lapsi.al
Po ambythadorja e Shqiperise, zonja Gocababit Kadare, c”mendon per kete marreveshje?
Derri do lluc thote populli,skifteret dhe shpellaret cfare mendojne per kufijte kosove serbi,saliu lulu cuni fariut noka paloka buzhala Shkullaku Grida sali anji vokshi,po kunati I lulu eshte dakort
Ce nuke e shfaqet comentiLapsi ski frik?????
Pse hakeroni emailin tim, cdo gje .E ndjeni veten te pushtetshem ? Ju ndihmon hakerimi i internetit shqiptar?
Do tua vertetoje se shpejti koha se jeni gabim.Ju po i bini vetes dhe mbi te gjitha po shkaterroni e denoni veten pergjithmone! Veten paqi ne qafe! E beni me vetedije!