• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale thërret një ish-gjeneral të UÇK-së

Lajme, Të fundit



Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale. Listës së eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë marrë ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i shtohet edhe Lahi Brahimaj.

Vetë Brahimaj e ka konfirmuar për Gazetën Express se ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale dhe do t’i përgjigjet asaj.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj dhe t’i përgjigjem ftesës sic kam bërë edhe më herët”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj ka qenë zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit, ndërsa më parë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, por ishte shpallur i pafajshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *