• |
ide | kryesore

Schmeichel do të luajë ende për Leicester, vetëm nëse klubi shkarkon Puel

Sport



Kasper Schmeichel në verë do të largohet nga Leicester, me të cilët ka fituar surprizisht edhe një titull të Premier League. Portieri danez, një nga figurat kryesore të Dhelprave në arritjen historike të titullit, por edhe lojtari i preferuar i pronarëve të Leicester, nuk po përjeton një marrëdhënie të mirë me teknikun Claude Puel. Numri 1 i Danimarkës, njeriu që përjetoi më fort se kushdo aksidentin tragjik të pronarit të klubit, 60 vjecarit tailandez Vichai Srivaddhanaprabha, tani ka një problem që po e shtyn gjithjnjë e më tepër larg King Poëer Stadium.

Lajmin e ka bërë të ditur për The Sun, babi i tij, ish-kampioni i Manchester United, Peter Schmeichel, që ka saktësuar se raporti mes Kasper e trajnerit të ‘Foxes’, Claude Puel, është bërë më shumë se problematik. Lamtumira, sipas ish-kampionit të Europës me Danimarkën në 1992, është bërë e paevitueshme. E vetmja rrugëdalje lidhet me largimin e Puel nga pankina e Leicester. Vetëm se kjo gjë duket e vështirë, duke parë rezultatet e arritura nga skuadra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *