• |
ide | kryesore

Shuplaka e Villareal ka kosto: Xavi heq dorë nga pankina e Barcelonës

F1, Sport, Video
Xavi



Pas Jurgen Klopp dhe Liverpool, një tjetër emër i madh i futbollit europian do të ndryshojë trajner në fund të sezonit. Xavi ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona më 30 qershor. “Unë kam folur tashmë për këtë me Laportan, i thashë klubit dhe ekipit se duhet një shkundje, një ndryshim. Mendoj se me lamtumirën time si klubi ashtu edhe lojtarët do të jenë më të qetë, është një vendim me qëllim të mirë, i parevokueshëm. Dhe vendimi i parevokueshëm. Duke thënë këtë, është e ditur që do të jap gjithçka në 4 muajt e ardhshëm”, tha Xavi në konferencën për shtyp pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Villarreal.

Një emblemë e klubit si lojtar, Xavi u bë trajner i blaugranas në verën e vitit 2021. Një vit i parë jo tërësisht pozitiv, me eliminim në grupet e Champions League dhe një vend i dytë në La Liga. Sezoni i dytë ishte i suksesshëm me triumfin në kampionat dhe në Superkupën e Spanjës. Edhe atë vit një tjetër eliminim nga grupet e Champions League. Ndërkohë, në sezonin aktual Barcelona u rendit e para në grupin H dhe do të sfidojë Napolin në 1/8. Çështja është te paraqitja e keqe në La Liga. Pas 21 javësh katalanasit janë tashmë 10 pikë prapa kryesuesve të Real Madrid.

SHPJEGIMI I TEKNIKUT XAVI

“Kam ndjesinë se është gjëja e duhur, ndihem më i lirë pasi e komunikova. Nuk është çështje energjie, e kam këtë, por te ndryshimi i drejtimit që i nevojitet skuadrës. Kanë mbetur edhe katër muaj dhe jam i sigurt se ende mund të luajmë për La Liga. Ndjesia ime është se Barça do të përmirësohet me lamtumirën time në fund të vitit”, vazhdoi Xavi.

Trajneri katalanas e analizon qartë vendimin: “Nuk dua të jem problem, e vendos Barcelonën mbi gjithçka. Besimi tek unë deri tani ka qenë total, thuajse emocionues. Por na duhet një ndryshim drejtimi për të zhbllokuar skuadrën, kjo do të qetësojë gjithçka që rri pezull mbi klubin”. Po nëse Barça do të kishte fituar kundër Villarreal? “Ndoshta do ta kisha vonuar njoftimin, por herët a vonë do ta kisha bërë. Zgjedhje e padrejtë? Nuk e di, e mora me zemër. Nuk i kisha thënë ende ekipit, do të flas me lojtarët në orët e ardhshme”.

Çfarë do të bëjë Xavi në të ardhmen? “Nuk e di, do të qëndroj pak në shtëpi me familjen. Puna ime si trajner më bën të kaloj më pak kohë me ta dhe nuk mund të jem aq egoist”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *