• |
ide | kryesore

Parashikimet e ENEA-s: Në 2100 Italia do të zhytet në det

Planet



Agjencia kombëtare italiane për teknologjitë e reja dhe energjinë, ENEA, parashikon që të Italia të zhytet deri në vitin 2100 në det për shkak të ngrohjes globale.

Këto parashikime u shfaqën në një konferencë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, ku u fol për ngritjen e shpejtë të Mesdheut për shkak të ngrohjes globale.

“Mijëra kilometra katrorë të zonave bregdetare rrezikojnë të zhduken në mungesë të ndërhyrjeve zbutëse dhe adaptimit”, thotë agjencia.

Sipas ENEA-s “deri në fund të shekullit rritja e nivelit të detit përgjatë brigjeve italiane vlerësohet mes 0.94 dhe 1.035 metra”, duke marrë parasysh një model paraprak minimal dhe “mes 1.31 dhe 1.45 metra”, duke ndjekur një bazë më pak të kujdesshme. Agjencia jep edhe këshilla se çfarë masash duhet të merren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *