• |
ide | kryesore

OSBE bën thirrje: Ndalni dhunën ndaj pronave publike dhe private

Lajme, Të fundit



OSBE i ka bërë thirrje protestuesve që të përmbahen dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj pronave publike dhe private. Sipas kësaj organizate, protesta e dhunshme përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore,

“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.
Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, shkruhet në deklaratën e OSBE-së.



4 Comments

  1. Na thoni ma pare si ishin zgjedhjet 2015 e 2017?
    Si po menaxhohet prona e pasuria publike?
    Si po formohet e trajtohet administrata?
    Mblidhi kto te trea dhe zbrit dhunen qe po ushtrohet
    Nxirr rezultatin

  2. Nuk mund të konsiderohet ndonjë dhunë e madhe e dëmtimit të një këpurdhe që e ka me qef një kryeministër psikopat, e kjo nuk përbëm ndonj “pronë publike” sepse manitë e Ramës nuk i shërbejnë publikut.
    Sa për pronë private, nuk pamë asnjë dëmtim të ndonjë prone private, përkundrazi ata që prishën një farë këpurdhe , ishte Rama që ju kishte prishur paligjërisht shtëpitë e tyre për të futur në xhep me miliona euro me firma fantazmë.

  3. Mos degjoni nje organizate qe ska bythe te bej asgje por vetem rekomandon. Nje organizem parazitar qe vetem paguhet dhe fles sipas interesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *