• |
ide | kryesore

Koment/ Sa serioze është deklarata e Bashës për djegien e mandateve?

Arkiva, Të fundit



Demokratët që janë djegur nga qumështi, kanë të drejtë t’i fryjnë edhe kosit. Pjesa më radikale e tyre mund ta shohin me dyshim mënyrën se si Lulzim Basha do ta realizojë vendimin e tij për djegjen e mandateve. Ata e kanë dëgjuar edhe më parë të deklarojë, se edhe sikur asnjë njeri të mos mbetej në çadrën e opozitës, ai dhe familja e tij do të qenë të fundit që do të largoheshin forcërisht prej andej.

Të gjithë e dimë se ç’ndodhi: shkoi e u ul në tryezë të fshehtë me Ramën.

Edhe me idenë e djegies së mandateve, nuk është hera e parë që luhet: e ka propozuar me tërsëllimë Berisha dhe me nota më modeste Salianji, por deputetët e PD shkuan si tufë delesh drejt karrikeve të tyre në parlament, pikërisht në ditën kur rrezikonin të kalonin afatin gjashtë mujor të bojkotit.

Lexo më tej:

Radikalizimi i Bashës: “PD do të djegë mandatet, nuk bëhemi fasadë”

Edhe tani alibitë për të mos ta hedhur këtë hap radikal janë të shumta: “nuk do LSI”, “nuk na binden aleatët e vegjël”, “mund të mos e dorëzojnë të gjithë deputetët personalisht në KQZ”, “na bëjnë presion ndërkombëtarët”, “Rama do ta dyndë kuvendin me opozitarë fallco”, etj.

Dhe të gjitha këto mund të shërbejnë që opsioni “djegie mandatesh” të përdoret vetëm si një karrem për të gënjyer protestuesit e të enjtes e pastaj të tretet si kripa në ujë.  

Që kjo të mos ndodhë, që në PD mashtrimi të mos bëhet rregull, kreu i saj nuk duhet të mjaftohet vetëm me një propozim për forumet e partisë.

Ai duhet t’i tregojë publikut edhe hartën e rrugës. Ai është i dënuar të thotë se kur do ta hedhë këtë hap, kur do t’ia shtrojë për diskutim atyre forumeve, që as nuk i përfilli kur bëri listën e deputetëve, madje duhet të shkojë edhe më larg: diskutimi dhe votimi për këtë akt me interes publik, duhet bërë i hapur, transparent, me kamera në sallë dhe për të gjithë shqiptarët.

Vetëm kështu njerëzit mund të fillojnë të besojnë se ky propozim nuk është manovra e radhës sa për të mbledhur mitingashë për të enjten (siç u tha të shtunën: Ejani se do rrëzojmë Ramën).

Vëtëm kështu ky vetësakrifikim ekstrem, por i domosdoshëm i opozitës, mund të marrë trajta serioze, larg të qenit një fabul, me të cilën bën humor para kamerave Taulant Balla.    

Që demokratët mos vazhdojnë t’i fryjnë kosit, Basha nuk duhet të mjaftohet vetëm me përbetimin, por duhet edhe të tregojë si do ta realizojë atë.

©Lapsi.al



27 Comments

    1. O Lapsi i Bushatit !
      Fshije këtë koment se nuk doli ashtu siç deshe.
      Pa shiko se mos bën ndonjë parti “të re” si ajo e Blushit me Qorrin që ta mbash me paterica Ramën.

  1. Djegia e mandateve dmth ‘bye bye celje e negociatave me BE’. Te dy palet (pozite-opozite) e dine shume mire kete.

  2. Kur do vij ajo dit e bekuar. Nje ore e me pare. Dhe dilni ne ilegalitet me von. Shperndani trakte dhe shkruani parrulla.

  3. Edhe veten te djegi Basha ngelet nje humes i madh .i paafte dhe loqe pazari.Berisha eshte penduar 100 here qe e ka zgjedhur biles edhe Luli do te iki pr duhet aresye dhe sic duket po e gjen aresyen per te ikur.I Ikur qofsh koqe gomari.

  4. Kastriot Islami – 09:46, 17/02/2019
    Grumbullimi qytetar më i madh e më madhështor në 28 vjet demokraci duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit për zgjedhje të lira e të ndershme. Një demostrim paqësor, dinjitoz, energjik e racional.

    Një goditje e fortë dhe e fuqishme por e matur drejt arritjes së objektivit final. Një ngjarje e shikuar dhe dëgjuar edhe ndërkombëtarisht. Një përmbyllje për të vijuar më tej, në një rrugë tashmë të ndriçuar dhe me të gjithë arsenalin e mënyrave e mjeteve adekuate dhe me dëshirën e madhe, racionalitetin e maturinë e nevojshme për të arritur me sukses objektivin e mirëpërcaktuar qartësisht e saktësisht…

    Realisht ajo që duhej e pritej, edhe në kohë edhe në hapësirë, edhe në sasi edhe në cilësi, edhe për dashamirësit edhe kundërshtarët, edhe për optimistët edhe për skeptikët, edhe për të moderuarit edhe për radikalët, edhe për ata që ishin në protestë edhe për ata që nuk kishin mundësi të ishin…pra ajo që duhej dhe pritej nga të gjithë ata që kanë halle e probleme dhe kanë inteligjencën minimale të kuptojnë racionalisht se si mund të arrihet një objektiv i tillë i vështirë dhe kompleks.

    Opozita ka përcaktuar prej kohësh si objektiv:

    Zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Qytetarët në protestë dhanë kontributin për t’ju afruar me sukses realizimit të këtij objektivi, sukses që duket se do të arrihet pa asnjë dyshim në ditët apo javët në vijim. Pikërisht lidershipi i opozitës tregoi se është i vendosur për arritjen e këtij objektivi. Të gjithë ata që janë në opozitë me këtë qeveri s’kanë më asnjë dyshim se objektivi për largimin/dëbimin e Ramës është e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga gjendja ku ndodhet dhe se ky objektiv është i realizueshëm me sukses në ditët e javët në vijim.

    Pjesëmarrja qytetare ishte sot e paprecedentë:

    Sot shqiptarët dhe publiku ndërkombëtar kanë qenë dëshmitarë të demostrimit më të madh qytetar të historisë modern të Shqipërisë. Nuk ka pasur asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri një grumbullim qytetar më të madh se sa demostrimi i sotëm i datës 16 shkurt 2019. Sot në këtë demostrim masiv qytetar ishte e përfaqësuar e gjithë Shqipëria nga të 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja në këtë demostrim ishte në shumicë dërmuese qytetare. Ky ishte po ashtu një demostrim i qytetarëve me vullnet të lirë, që kishin ardhur në këtë demostrim për shkak të halleve e problemeve të shumta që ju ka krijuar Edi Rama me qeverisjen e tij.

    Demostrimi i qytetarëve ishte me nerv por racional…

    Të gjithë qytetarët pa përjashtim vinin në këtë protestë, të qartë edhe për hapat që duheshin hedhur për të arritur objektivin por edhe për mënyrën se si ky hap i ndërmjetëm do të hidhej. Ata ishin në këtë demostrim me mëndje të qartë dhe me zemër.

    Të gjithë aktet e qytetarëve kishin shumë nerv, por edhe shumë racionalitet. Demostrimi ishte energjik, por i ‘vetë)kontrolluar, pra i mirëmenduar dhe (vetë) mirëmenaxhuar. Qytetarët arritën po ashtu të shmangin provokimet e policisë dhe kurtihn e Ramës për ti përfshirë ata në akte dhune apo zaptim insititucionesh. Ndërkohë që largimi i kërpudhës ishte vetëm një kat simbolik i heqjes së maskës artistike të krimit dhe korrupsionit të qeverisjes së Edi Ramës. Kurse ‘heqja’ e mbulesës së zezë nga hyrja e kryeministrisë ishte një akt tjetër simbolik, që mund të thuhet se e nxorri Ramën nga ‘shtëpia e orgjive të korrupsionit, krimit e trafiqeve’ ku ishte fshehur pas vellos së zezë.

    Mesazhet e kësaj proteste qytetare ishin të shumta:

    Së pari, Rama me siguri ka kuptuar se i kanë mbetur dy alternativa: Ose të largohet paqësisht për ti hapur rrugën krijimit të një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose të dëbohet nga qytetarët pas një ose disa përballjesh me revoltën dhe zemërimin ekstrem qytetar.

    Së dyti, akti i sotëm qytetar ishte vetëm një paralajmërim për Edi Ramën që provokoi përmes policisë ta fuste këtë demostrim në kurthin e dhunës dhe të pushtimit të institucioneve. Sot u dha vetëm paralajmërimi se ‘qytetarët janë të gatshëm ta dëbojnë Ramën’ por ‘presin fillimisht që ai të largohet’. Pjesëmarrja e madhe dhe aktet simbolike ishin mënyra sesi ky mesazh u transmetua. Siç duket në hapin tjetër, ky mesazh force dhe racionaliteti do ti jepet edhe kuvendit, ndërkohë që herën e tretë do të arrihet objektivi, gjë të cilën demostrimi i sotëm e ka treguar se ky grumbullimi qytetar, dhe me nervin që e përshkonte, nuk ka asnjë problem për ata arritur.

    Së treti, demostrimi i sotëm ishte një mesazh i qartë për të gjithë skeptikët dhe dyshuesit; ky akt qytetar dhe lidershipi i opozitës treguan se nuk ka asnjë kompromis të fshehtë mes opozitës dhe Edi Ramës. Se opozitës është në mbështetje pa asnjë mëdyshje të realizimit të halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe në krye të drejtimit të kësaj proteste për largimin/dëbimin e Edi Ramës.

    Së katërti, demostrimi masiv qytetar ishte një mesazh për të gjithë ndërkombëtarët që naivisht mendonin se kjo do të ishte protesta opozitare e rradhës. Që deklaronin me keqdashje dhe pa asnjë bazë informacioni apo arsyetimi të shëndoshë se ky demostrim do të ishte një protestë me pjesëmarrje modeste dhe se Rama e ka nën kontroll situatën sic ai i kishte mashtruar në takimet apo darkat/drekat abondante. Kjo protestë supermasive por edhe energjike i tregoi atyre të vërtetën dhe realitetin e gjendjes së mjerueshme e katastrofike në të cilën gjendet Shqipëria dhe arsyet përse shqiptarët emigrojnë drejt vendeve të tyre.

    Ky demostrim force dhe racionaliteti i qytetareve të Shqipërisë u tregoi ndërkombëtarëve gjithçka mbi realitetin shqiptar, atë që ata dinë dhe bëjnë sikur s’dinë apo atë pak që ata s’dinë sepse janë të mashtruar nga Rama. Shpresoj që disa nga ndërkombëtarët të jenë ndriçuar sado pak sot dhe të jenë qartësuar se shqiptarët e dinë se çfarë ata mendojnë dhe çfarë gënjeshtrash ju tregon Rama për të mos thënë që ata ishin në shesh për të zbuluar edhe ato raste të kompromentimit që atyre tenton Rama t’ju bëjë me paratë e pista kë korrupsionit, krimit e të trafiqeve për tju blerë minimalisht heshtjen.

    Së pesti, demostrimi u mbyll me mesazhin e vijimit/vazhdimësisë, për të arritur me vendosmëri e durim objektivin. Por edhe të suksesit të realizuar në hapin e parë, duke deklaruar se opozita nuk e njeh më Ramën për kryeministër. Rama është i rënë moralisht e politikisht për të gjithë ata qytetarë në protestë por edhe mijra e mijra të tjerë; mbeten vetëm që ai të (vetë)largohet ligjërisht, butësisht e pa dëme, ose të dëbohet, kostot e së cilës do ti shtohen bëmave dhe zullumit të deritanishëm, për të cilin edhe ndëshkimi do të jetë shembullor e i merituar për një qënie autoritare, hajdute, kriminale që për shkak edhe të karakterit të tij pervers është bërë i neveritshëm dhe i padurueshëm për shqiptarët, por edhe i rrezikshëm edhe në sytë e shumë partnerëve ndërkombëtarë.

    Së gjashti, demostrimi qytetar evidentoi po ashtu panikun dhe frikën që kanë mbërthyer Ramën dhe kupolën e tij si dhe marrëzinë dhe dritëshkurtësinë e sjelljes së strukturave drejtuese të policisë për të vepruar më të gjithë mjetet dhe substancat e blera po që përdoren në vendet që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët e tyre. Kjo sjellje e policisë, në pamje të parë kriminale, ndaj qytetarëve në revoltë duhet hetuar dhe duhen ndëshkuar përgjegjësit duke paralajmëruar që ajo do të mbahet shënim.

    Së fundmi, kjo protestë dha mesazhin e qartë se qytetarët mbeten të vendosur dhe të angazhuar për të arritur në ditët dhe javët në vijim objektivin e vendosur…Tanimë jo vetëm objektivi është i qartë, por edhe rruga është e ndriçuar dhe mënyra është përcaktuar. Mbetet gjithçka çështje kohe. maturie dhe durimi për ti shkuar kësaj rruge deri në fund…

    Fundi i Ramës është i qartë: (vetë) largim ose dëbim…

    Ky ishte vetëm fillimi i fundit…

  5. Rri i qete bushat. Mandatet do te digjen. Megjithate perpjekje e bukur per te hedhur mosbesim tek njerezit me qellim mos- daljen ne protesta. Po kur te behet realitet ca do thuash?

  6. E dini sa e rruan bota per ne.Shqiperia prodhon Sherr dhe bandit.Askush nuk na degjon me ,te sheshi rrini gjithe diten,shkaterroni cdo gje dhe bota tallet me ne.

  7. Nuk I rruhet popullit qe ju nuk do keni mandat,opozita tjeter eshte gati arlind qorri merr terrenin e lene bosh luli dhe saliu,arlindit I duhet pak pune dhe mer te paktet 20% te elektoratit te pd dhe kjo eshte demokracia,ikin disa e vin te tjere,j.topalli eshte gati per te hyre ne loje,si do beni ju skifteret komentues pa saliun dhe pd,ku do hani buke pastaj

  8. Ajo që nuk kuptoj është se pse Bushati e ka me kaq qejf që PD të mos jetë në Kuvend.
    E ka këtë se i djeg shpirti për PD si parti e djathtë, apo ngaqë nga gëzimi nuk i besohet që Kuvendi për ca muaj do të kthehet i tëri i kuq si në kohë të gjyshit ?
    Mendon vërtetë o Bushat se Rama është një politikan më serioz se Basha ?
    “Të gjithë e dijmë se shkoi e u ul në tryezë të fshehtë me Ramën” – thotë Bushati.
    Por të gjithë e dijmë gjithashtu se ai nuk shkoi të bisedojë me Ramën nga qejfi e dashuria që kishte për te, apo që Ramës i kishte shkrepur në kokë që t’ja dorzonte gjysmën e qeverisë PD, por sepse të dy u detyruan nga Brukseli e Vashingtoni që të viheshin ato kushte për të dalë nga kolapsi politik, kur socialisti gjerman Gilbert kishte deklaruar se ne do ti njohim zgjedhjet në Shqipëri, edhe me vetëm ish Partinë e punës.
    Ishte Rama, jo vetëm një politikan jo serioz, por një i pabesë që nuk e respektoi marveshjen e nuk i la asnjë hapsirë ministrave të PD që të kryenin detyrën e tyre.
    Nuk mund ta besoj kurrë se Bushati e fut veten tek tek “radikalët e djathtë” të PD e që kërkon që me revolucion të dhunshëm, të vijë e djathta ekstreme në Shqipëri, për faktin e thjeshtë se akoma e ka urrejtjen për kapitalizmin si sistem.
    Edhe më naivi nuk do ta besonte se Basha është i gatshëm që të jetë në një qeveri me Ramën kryeministër, jo sot, por edhe kur u detyrua që të bëjë ate marveshje të detyruar.
    Nuk më duket edhe Bushati të jetë kaq naiv sa ta besoj këtë, prandaj dyshoj se meqë në këto shkrimet e fundit të Lapsit, në vënd që të meren me burracakun që iku si lepër në Vlorë nga frika e protestave, sulmojnë opozitën, e kjo më bën të dyshoj se mos është gazetari Patozi, autor i këtyre shkrimeve.
    Nuk besoj që këtë shkrim ta ketë bërë edhe Shkullaku si pjesë e këtij portali. sadoqë edhe ai e ka sulmuar Bashën për marveshjen.
    Fakti që komentuesit militantë të Ramës e kanë pritur me gëzim këtë lajm, është një tregues se me naivitet po mendohet se duke djegur mandatet PD, do të qeverisë përjetësisht Shqipërinë Partia e punës.
    Keni haruar more të gjorë se PD lindi në 90-tën , kur kishte 47 vite që qeveriste diktatura komuniste.

    1. PD lindi ne 90? Je nje idiot qe nuk di se cfar thua. Edhe bubuzhelat e din qe PD u krijua nga klane komuniste. E ke vrar ndonjeher mendjen se pse ne ate parti nuk kishte me shume se 5 veta nga te perndikurit politik.

      1. Mirë e ke thënë !
        Vetëm bubuzhelat i kanë besuar këto histori të sajuara nga propogandat e ish sigurimit

  9. Vari mo karet Lulit te shkrete. Nje cope hajduti qe e terheq ai kari piktori prej hunde. Luli leke do dhe e mbyll halen dhe piktori ka leke plot. I hedh noi kocke Lulashit dhe e mbyll Lulashi

  10. Digjine edhe zhdukuni fare aman, ishalla po krijohet ndonje parti studentesh tju zere vendin se na lodhet, vetem pushtet doni edhe ju, laj thaj 15 vjet surreterit e mones e lulus shohim, populli do figura te reja jo surreter te konsumuar.

    1. Aida ! Nëse do “surretër të ri” të pa konsumuar, të rekomandoj të marësh portretin e kryeministrit 54 vjeçar dy metrosh, ku ka dalë si një fëmijë kopështi duke imituar me gjuhën jashtë thuthuqët e pranë këtij portreti vendos edhe potretin tjetër t tij , me gojën të ngjyrosur me bojë.
      Nuk po e shtyj më tutje për portretet e tij nudo në publik se do ti ketë sajuar gazeta Sot, pasi sot është gazeta më e dashur me Ramën.

  11. Mos ky kompjuteri im,po punon qesim?Une klikoj tek Lapsi.Al dhe lajmin qe lexoj.me del njelloj si te ERTV.A thua eshte gabim,apo Lapsi,me ERTV,jane bashkuar dhe punojne si nje i vetem.Por qe te ndodhe kjo,duhet te bindem,se Armandon,do e kene larguar,,,,se ashtu ishte ni ceshtje….

  12. Mos ky kompjuteri im,po punon qesim?Une klikoj tek Lapsi.Al dhe lajmin qe lexoj.me del njelloj si te ERTV.A thua eshte gabim,apo Lapsi,me ERTV,jane bashkuar dhe punojne si nje i vetem.Por qe te ndodhe kjo,duhet te bindem,se Armandon,do e kene larguar,,,,se ashtu ishte ni ceshtje….

  13. Diversioni, alibia, mashtrimi, e sajimi i disa thenijeve si te shkrimit te autorit, por dhe me keq nga komentuese te droguar e semure rilindas, qe nese do ishin me kulturen, e duhur demokratike, do na thonin me pare ne komente se kjo qeveri e mashtrimit e vjedhjes dhe e roberimit, qe erdhi nga bashkimi i mbetjeve te kuqaleve, e kulisheve te tyre, eshte disfata me e madhe qe ky popull ka patur ne keto vite te demiokracise, e fatkeqesi qe nje i cmendur, e i sfazuar, politikisht e ideologjikisht drejto pushtetitin me vota te vjedhura, a shtu sic na ka vjedhur per 21 vite qe eshte ne pushtet, por me e keqia eshte se me semundjen megallomane te pushtetit ketij maskara banali te qelbur shpirterisht, moralisht, politikisht nuk po i punon aresyeja , pasi babezia, dhe kurthi oligark e bandat se lene me pa shlyer gjobat, e premtimet qe u ka bere. Nese Basha, nuk eshte i poshter, fyes, rrugac e kodosh si psikopati, kjo s;do te thote se eshte i pa afte, kurre, por sulmet e ulkonjes se rilindjes se qelbur e te kalbur tashme po i vjen fundi, pasi tepsia, e tregoi skorien qe zuri, e ne kohe e shume shpejt do jete populli qe do ia thyej karriken kokes banditit shpirt zi te sektit.

    1. O Xixa po Basha nuk po vjen nga qielli,Basha e ka treguar veten qe eshte i paafte,pasi si kryetar bashkie i zgjedhur me ndihmen e Hysni Milloshit dhe me vjedhjet live te Ristanit,ia futi gjumit kater vjet megjithse kishte ndihmen e qeverise pasi ishte PD ne pushtet prape nuk mbajti asnje premtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *