• |
ide | kryesore

Lirimi nga qelia i Gert Gjeneralit, Gjonaj: Pezullohet drejtori i burgut, hetim për…

Lajme, Të fundit

Ministrja e Drejtësisë e ka quajtur vendim në kundërshtim me kriteret ligjore, vendimin e dhënë vetëm për lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinararin, i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberi.

Në një deklaratë për mediat, ministrja theksoi se në kuadër të masave të marra, është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari.

Ministrja theksoi se “Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”. 

Gert ‘Gjenerali’ lë qelinë e burgut 

Lirimi 

Gjyqtari Markelian Kuqo, duke arsyetuar kërkesën që i ka pranuar Gjeneralit për liri me kusht, thotë se është mbështetur në disa komponentë: Është rehabilituar plotësisht, ka sjellje shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës.

Ndërsa kushti për lirinë e tij është detyrimi për t’u paraqitur gjithë jetën pranë Shërbimit të Provës. Nga ana tjetër, Prokuroria, që ka qenë kundër dhënies së lirisë me kusht, ndryshe nga Burgu i Drenovës ku ai vuante dënimin që ishte dakord, është shprehur se do ta apelojë vendimin e Shkallës së Parë.

VENDIMI

“Gjykata, pasi analizoi provat e administruara në seancën gjyqësore në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, në raport me pretendimet përkatëse të subjekteve procedurale në proces gjyqësor dhe i ballafaqoi ato me ligjin, shpall vendim ‘Në emër të Republikës’, duke vendosur: 1. Pranimin e kërkesës së të dënuarit Gerd Stefan Gjinarari (Gjenerali), 45 vjeç, me objekt ‘Lirimin me kusht’. 2. Lirimin me kusht të të dënuarit Gerd Gjinarari për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit me burgim të përjetshëm, të caktuar në mbështetje të vendimit nr.14, datë 10.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke u vendosur provë kërkuesi për gjithë jetën. 3. Urdhërohet i dënuari Gerd Gjinerari, që gjatë kohës së provës të raportojë rregullisht para Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Tiranë, sipas rregullave që do të iniciohen për këtë qëllim procesi nga ky shërbim ligjor, si dhe të marrë në çdo rast lejen e këtij Shërbimi për lëvizjet e shpeshta brenda ose jashtë vendit, së bashku me detyrimin për të informuar Shërbimin e Provës për çdo ndryshim të mundshëm të vendit të banimit apo vendqëndrimit, që duhet të realizohet vetëm mbi lejimin e këtij shërbimi. 4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Gerd Gjinarari nga IEVP Drenovë, Korçë, vetëm nëse ndaj këtij shtetasi nuk ekzistojnë arsyet ligjore, që nuk mundësojnë ekzekutimin e këtij urdhri. 5. I liruari me kusht detyrohet që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe/ ose bashkëpunëtorë të veprave penale për të cilat është dënuar. 6. I liruari me kusht detyrohet që gjatë kohës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë të çdo lloji”, shkruan Panorama.

ARSYETIMI

Gjykata çmon se i dënuari Gerd Gjenerali është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri. Raporti ditor i Burgut të Drenovës, i testuar nga Gjykata për çdo konkluzion të tij në mënyrë të thelluar, konkludon se, nisur nga sjellja e të dënuarit me përfaqësuesit e burgut e të dënuarit e tjerë, pjesëmarrja në aktivitete, edukimi i tij, marrëdhëniet me familjen, përpjekjet e paraqitura prej tij për të ardhmen e tij jetësore në raport me kohën e vuajtjes së dënimit, i është arritur qëllimit të rehabilitimit të tij. Pra, se gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ky i dënuar ka shprehur në mënyrë të qartë rehabilitimin dhe ka arritur riintegrimin e tij. Raporti i vlerësimit të të dënuarit, i përpiluar nga Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Korçë, i testuar nga Gjykata për çdo konkluzion të tij, në mënyrë të thelluar, relaton për të dënuarin se perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e mundshme. I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale, rrethanë e cila u dokumentua dhe investigua nga Gjykata në mënyrë të hollësishme në kuadër të shqyrtimit të kërkesës penale.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu