• |
ide | kryesore

Pak shpresa për një marrëveshje BE-Britani e Madhe

Planet



Bashkimi Evropian deklaroi se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do tw zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të vizitojë Brukselin të mërkurën.

“Nuk ka lëvizje të mjaftueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ai shtoi se, edhe pas pothuajse dy vjet bisedimesh, “nuk e di se çfarë duan miqtë tanë britanikë”. 

“Në Parlamentin britanik, gjithmonë ka vetëm një shumicë kundër, nuk ka kurrë shumicë pro”, tha Jean-Claude Juncker.

Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos “bllokohet” në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në.

Ajo ka thënë se pakti duhet të ndryshojë nëse dëshiron të fitojë mbështetjen e ligjvënësve, që i kanë bërë thirrje asaj të kërkojë “alternative shtesë” kur kanë refuzuar planin në parlament një muaj më parë, shkruan REL.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 Mars të këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *