• |
ide | kryesore

Falsifikonte dokumentet e pagesave për pensionistët, arrestohet postieri i Pogradecit

Lajme, Të fundit



Policia e Pogradecit ka ndaluar postierin e postës të këtij qyteti, pasi akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bëhet fjalë për shtetasin J. Sh., 40 vjeç, që sipas policisë “duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre”.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *