• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të tjera nga vrasja e shqiptarit në Selanik

Lajme, Të fundit



Lezhjani, Mirash Luli, që u gjet i vdekur në Selanik nuk u vra nga djali, por i pushoi zemra. Ekspertiza greke ka dalë në këtë përfundim, duke liruar nga akuza të birin 20 vjeçar të arrestuar më herët me dyshimin për vrasje.

48-vjeçari shqiptar, Mirash Luli, që u gjet i vdekur në Selanik të Greqisë më 17 shkurt nuk është vrarë nga i biri, ashtu siç raportuan fillimisht mediat greke, por ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ekspertiza mjekoligjore ka faktuar se vdekja e lezhianit ishte si pasojë e shkaqeve shëndetësore, dhe ka liruar nga akuza e vrasjes djalin 20 vjeçar.

Gjykata e Selanikut përballë këtyre provave zyrtare, e ka shpallur të riun të pafajshëm dhe e ka liruar nga burgu.

Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur një natë më parë në familjen që banon në Tale të Lezhës, ku do ti jepet edhe lamtumira e fundit.

Me vendimet zyrtare në dorë, vëllai i viktimës Agustin Luli theksoi pafajësinë e të nipit ndërsa kritikoi raportimet që sipas tij i kanë krijuar shqetësime familjes.

“Është ndaluar djali i tij për një dyshim siç thoshin mediat greke. Punët e shtetit ato, verifikimet e tyre. Dje në orën 10 ka dhënë vendimin gjykata që e kemi me letra dhe dokumenta greke që janë të vulosura dhe të firmosura”.

Mirash Luli u gjet i pajetë në një park lojërash, ndërsa policia gjeti edhe gjurmë gjaku, por ekspertiza ka arritur në përfundimin se 48-vjeçari ndërroi jetë pasi i pushoi zemra./ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *