• |
ide | kryesore

Problemi i lëvizjes së lirë/ 378 kosovarë aplikojnë për lënien e shtetësisë në janar

Lajme, Të fundit



Shumë qytetarë kosovarë po kërkojnë që të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

Problemi i liberalizimt të vizave, duket se është kryesori që po ndikon në braktisjen masive të kësaj shtetësie.

E kërkesat për lënien e shtetësisë së Kosovës nuk po ndalen as këtë vit. Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit janar janë deponuar 378 kërkesa për lirim nga shtetësia kosovare.

 Sipas statistikave të MPB-së, gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, asnjë qytetar nuk aplikoi për fitimin e shtetësisë kosovare. Rëndom kërkesat më të shpeshta për lënien e shtetësisë kosovare vijnë nga personat që tashmë jetojnë dhe janë integruar në shtetin gjerman.

Arsyet e kësaj dukurie lidhen me faktin se Gjermania nuk e njeh dyshtetësinë e qytetarëve të saj. Ndërkohë, Franca dhe Zvicra nuk e detyrojnë lirimin nga shtetësia.

Kryesisht kërkesa për lënien e shtetësisë së Kosovës kanë deponuar personat në moshë më të re.  Republika e Kosovës, i lejon qytetarëve të saj mbajtjen e dy e më tepër shtetësive.



1 Comment

  1. rama e thaqi i kan bere trojet shqiptare te pa banuara,mbush me kokain,proszitut,tritolist,vrases,hajna,pervers,jo vetem kaq por dhe deputetet e kryeministrat,kryetaret e kuvendeve i kan vrases e hajna:KAN PER TE MBETUR VETEM VLLEHET E SERBET NE KETO TROJE.shif shqipern me shum ke llojin majko,milo,braqe,milena,dokle,nano,nazarko,kumbaro,hagjinasto,pipero,tare,bare, se qe ke shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *