• |
ide | kryesore

Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan, maskat marrin 30 milionë lekë

Lajme, Të fundit



Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, një banesë është grabitur në fshatin Mengël të Labinotit në bashkinë e Elbasanit.

Persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës, pasi kati i parë ishte lokal dhe kanë mundur të grabisin një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra.

Lokali dhe banesa konfirmohet të jenë në pronësi të shtetasit Kastriot Puka. Autorëte grabitjes dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë marrë me vete edhe kasafortën ku ndodheshin fitimet nga xhiro ditore e javëve të fundit dhe më pas janë larguar me makinën që kishin parkuar ngjitur me hyrjen e godinës në fjalë.

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *