• |
ide | kryesore

(FOTO) Plagosi 2 rumunë në Austri, helikopter e dhjetëra policë për të kapur shqiptarin

Lajme, Të fundit



Një kosovar në Austri plagosi me armë zjarri dy rumunë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Në momentin e sherrit, shqiptari dhe dy rumunët po qëndronin në kopshtin  e shtëpisë së njërit prej rumunëve, ndërsa në mosmarrëveshje e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën duke i plagosur.

Mediat austriake shkruajnë se autori i dyshuar Jeton N. është kapur pas një ndjekje nga ajri me helikopter dhe në aksion kanë marrë pjesë  60 policë.

Mediat vendase shkruajnë se motivi kryesor i përplasjes me armë mes tyre ka qenë një femër dhe disa mosmarrëveshje financiare, por e gjitha do të zbardhet pasi të merren në pyetje tre të përfshirët në këtë përplasje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *