• |
ide | kryesore

Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Balilit, ‘Eksobari i Ballkanit’ me gjykim të shkurtuar

Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Kelmend Balilit për gjykim të shkurtuar, ndërsa më 12 mars do te lexohet pretenca.

Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ku i ngarkon të pandehurit, rastin e trafikut të rreth 675 kg kanabis, ndërsa provat kryesore të akuzës janë hetimet e autoriteteve greke.

Mbi “Eksobarin e Ballkanit” rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *