• |
ide | kryesore

Spanja vendi më i shëndetshëm në botë, ku renditet Shqipëria

Lajme, Të fundit



Sipas një klasifikimi të agjencisë Bloomberg, për vendet më të shëndetshme në botë, Spanja ka mundur për herë të parë Italinë, duke u vendosur në vend të parë.

Klasifikimi është bërë duke marrë për bazë 169 ekonomitë më të mira botërore dhe merr parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë për shëndetin e njeriut, duke nisur nga ushqimi dhe zakonet e të ushqyerit, por edhe aspekte të jetës, apo rreziku që lidhet me duhanin apo obezivitetin, por edhe ndotja e ajrit, e ujit, si dhe kushtet e sistemit shëndetësor.

Shqipwria në këtë klasifikim është renditur e 43 duke u ngjitur plot 7 vende nga viti 2017 dhe duke lënë pas fqinjët, Maqedoninë, Serbinë, por edhe vende si Turqia, Hungaria, Meksika dhe Argjentina.

Madridi në krahasim me klasifikimin e fundit në 2017 është ngjitur plot 6 pozicione duke fituar vendin e parë.

Në klasifikimin e fituesve pas Spanjës vjen Italia në vend të dytë dhe Islanda në vend të tretë, Zvicra në vend të katërt, Suedia e pesta dhe Norvegjia e gjashta. Japonia është vendi aziatik më i shëndetshëm, duke u ngjitur tre vende nga 2017. Italianët ndodhen dhjetë vende me lart se miqtë e tyre francez.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *