• |
ide | kryesore

A do t’i shkatërroj të ardhmen Jordyn Woods puthja me Tristan?

Paparazzi, Slider



Flirtimi me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, po i kushton shtrenjtë Jordyn Woods-it. TMZ raporton se 21-vjeçarja është përjashtuar nga biznesi i familjes Kardashian njëherë e mirë dhe sipas burimeve nuk ka kthim pas.

Së fundmi ajo bëri një bashkëpunim për make-up me shoqen e ngushtë Kylie Jenner, që është shitur me gjysmë çmimi dhe nuk do të jetë më në treg.

Ajo kishte faqen e saj në portalin e markës së Khloe-s, “Good American”, e cila tashmë është zhdukur.

“Burimet tona thonë se Jordyn ka shkatërruar çdo mundësi për bashkëpunime në të ardhmen. Na është treguar tradhtia e saj duke flirtuar me Tristan-in dhe nuk ka kthim pas”, shkruan sajti.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Kylie do t’ia falë apo jo shoqes së saj, me të cilën ka qenë e pandarë që në gjimnaz.

“Kylie duket se po e lë derën disi të hapur për një pajtim të mundshëm me Jordyn. Dhe motrat nuk do të habiteshin nëse ajo do t’ia falte, por ajo nuk do të bashkëpunojë më kurrë me të”, citohet në portal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *