• |
ide | kryesore

Lleshaj tregon nëse do të ketë arrestim ndaj Vangjush Dakos

Lajme, Të fundit


I pyetur nga gazetarët në lidhje me ndonjë arrestim të mundshëm të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin në rast se vjen një urdhër arresti nga Prokuroria.

“Policia nuk merr udhëzime as nga Kryeministri as nga ministri, Policia merr udhëzime nga ligji”.

I pranishëm në një event në Komisariatin e Policisë Rrugore në “Kinostudio”, Lleshaj hodhi poshtë pretendimet e opozitës për deklarata politike para protestave të organizuara prej saj, ndërsa shtoi se nuk e konsideron si masë drastike heqjen e valëve të telefonisë celulare, siç ndodhi gjatë protestës së fundit të opozitës.

 “Kjo nuk është masë drastike kur bëhet në shërbim të sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës”, tha Lleshaj.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *