• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shihni skandalin në zyrat e ARRSH, nëndrejtori dhe 10 punonjës nuk lejohen të futen brenda

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Drejtoresha e re, Sonila Qato ka kërkuar lirimin nga detyra të 11 punonjësve, shumica nivel drejtues, mes tyre dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro.

Por çudi nuk është shkarkimi por fakti se si tenton Qato të përzërë punonjësit. Një video e publikuar nga TCH tregon se mëngjesin e djeshëm punonjësit janë penguar të hyjnë në institucion. Dy persona qendronin me listë në dorë pranë hyrjes së godinës së ARRSH-së, duke mos lejuar punonjësit e liruar nga detyra që të hynin në ndërtesë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tentativë për të ndaluar ka pasur dhe për Afrim Qendron.

Jo vetëm kaq! Në filmime shihet të pengohet për të hyrë në institucion edhe zv/drejtori Ergys Verdho. Ai dëgjohet ti thotë rojes: “Ik o budalla se jam nëndrejtori!”



6 Comments

  1. Mundohen te mbulojne mutin me shurre keta gllaberuesit e qevrise se drogaxhinjve t’ja u lene fajin te tjereve .Do kete koka -turku prapa hekurave ,do e shikoni .

  2. Zef Brozi ish kryetar I Gjykates se Larte policia desh ta arrestonte me urdher te Saliut.Pa asnje lloj akuze Apo vendimi te prokurorise Apo te parlamentit.U arratis nga ambasada amerikane.Kush pordhi,asnje , eshte harruar.Keshtu do harrohen te gjithe.

  3. po ju sikur thoni qe Top Channel i sherben Rames, cne ky lajm tek ata? duhet te korrigjoni disa nga artikujt tuaj, ata jane Tv me i vertete per momentin…sa per skandalin, prokuroria te arrestoje te gjithe zinxhirin qe drejtoi tenderin fallco.

  4. Kjo skeme, eshte si e ish drejtorit burgjeve, qe sa e hoqen me kompromis e arrestuan dhe pastaj e nxorren. Keshtu eshte dhe rasti Afrimit me shoke. Do arrestohen per te treguar qe reagoj prokuroria dhe pastaj do dali arrest shpie. Si varianti Tahirit e me rradhe. Kjo skeme dhe per Dakon, dhe Rama si tutori ketyre vazhdon kryeminister, qe po ve drejtesine duke “denuar” te vetet. Shqiperi hesapi, dhe nderkombetareve ju duken keto protesta te dhunshme.
    Ketu jo vetem qe duhet te ngrihen, por ti marrin keta hajdutet ti poshterojne, peshtyjne e hedhin ne kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *