• |
ide | kryesore

Delegacioni i PE: Bojkotimi sinjal shumë i keq, cënon besueshmërinë e shtetit dhe të kombit

Lajme, Të fundit



Delegacioni i Parlamentit Europian të ardhur në Tiranë dhe kryesuesi i këtij delagacioni Tunne Kelam e ka shfaqur qartë qëndrimin për situatën politike në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, eurodeputeti Tunne Kelam tha se çelja e negociatave me BE është objektivi më i rëndësishëm por duhet konsensus kombëtar, duke kërkuar dialog dhe tejkalim të dallimeve partiake për këtë qëllim.

“Ne vijmë nga Komiteti i punëve të jashtme të PE. Jemi përfaqësues të 7 kombeve të BE. Kemi ardhur këtu së pari në atmosferën e shpresës. Kemi nevojë dhe jemi të interesuar që Shqipëria të çelë negociatat. Ky objektiv shumë i rëndësishëm dhe do jetë më i rëndësishmi deri sa ta kemi përmbysur. Të gjitha problemet siç e kemi parë dhe në raste të tjera mund të zgjidhen brenda BE. Të demokracisë, të bashkëpunimit mes partive, mund të zgjidhen dhe të stabilizohen në kuadrin e BE-së. Është e rëndësishme të mos vonohen apo shkaktohen vonesa të tjera për këtë proces. Domethënë mos të ketë vonesa për shkak të mosmarrëveshjeve kombëtare. Jemi aq të interesuar t’ju mirëpresim në BE po aq sa jeni të interesuar ju shqiptarët”, deklaroi zyrtari i PE.

Ai tha se vendi ka bërë progres në shumë fusha, por se vëmendja është tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe vettingut.

“Ju keni bërë progres domethënës, në shumë fusha. Sigurisht që mbeten gjëra për t’u bërë. Vëmendja jonë shkon së pari në reformën në drejtësi, në procesin e vettingut dhe të gjitha këto po shkojnë mirë. Por sipas eksperiencës i rëndësishëm është zbatimi. Për këtë zbatim dhe për të qenë të gatshëm ju për të filluar negociatat për anëtarësim nevojitet bashkëpunim i brendshëm. Është jetike. Sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria është që ka ndasi politike dhe mungesë strategjish për këtë objektiv. Në të gjitha rastet kërkohet unitet politik. Konsensusi kombëtar është i rëndësishëm, duhen tejkaluar dallimet partiake. Edhe pse jemi përfaqësues të partive të ndryshme politike”, tha eurodeputeti.

Ai deklaroi më tej se “ne jemi të bashkuar në qasjen tonë se në qoftë se Shqipëria është demokraci dhe zgjedhjet janë mbajtur, janë të njohura e të pranuara është e rëndësishme të aderojmë në institucione demokratike”.

“Bojkotimi është një sinjal shumë i keq, cenon besueshmërinë e shtetit dhe të kombit”, theksoi Kelam.

Kryesuesi i këtij delegacioni Tunne Kelam tha ndër të tjera se duhet unitet politik dhe nuk duhet ndasi në mënyrë që vendi të çelë negociatat për anëtarësimin dhe se bojkotimi i Kuvendi nuk është gjëja e duhur.

“Në të gjitha rastet ku kombe më të vogla janë pranuar nga BE kërkohet unitet politik. Nuk duhet të ketë ndasi.  Bojkotimi nga parlamenti i përfaqësuesve më të lartë të parlamentit përbën sinjal të keq. Nuk jemi dakord që bojkotimi i parlamentit do të ishte gjëja e duhur. I bëjmë thirrje forcave politike dhe të ndihmojnë që të bashkohen me njëri-tjetrin. Nuk mund të gjesh arsye për të vonuar integrimin e vendit për shkak të ndasive. Së dyti, demonstratat dhe protestat që kanë ndodhur, ne jemi kundër dhunës. Ne jemi kundër nxitjes së dhunës nga partitë, pasi është kundër stabilitetit dhe besueshmërisë së vendit. Jemi takuar me përfaqësues të organizatave civile. Përfundimi është se Shqipëria ka më shumë hapësirë për shoqëri civile dhe të kenë akses në institucione qeveritare. Ata nuk mund të reagojnë vetëm pasi të miratohen ligjet. Problem mbetet edhe largimi i të rinjve nga vendi. Është në interes që te merrem në konsideratë edhe çështjet e studentëve” – tha Tunne Kelam.



10 Comments

  1. “Cenon beshueshmerine e shtetit shqiptar” Po me thoni nje rast te vetem kur keni patur besim tek shqiptaret dhe tek shteti i tyre. Apo ju eshte rritur besim sepse pas nje dekade qetesie shqiptaret po mbushin qendrat e azilit ne Europe?

  2. keta derra kan rastin qe ti sjellin rames te gjith te burgosurit per drog ne angli,gjermani,holand e qe jan me qindra dhe te ja japin rames deputet.qfare presin.nuk lexojn keta shtypin gjerman.anglez etj qe thot se shqiperia esht ber kolumbi,avganistan etj e droges.ja po keta derra so frankenshtajn,florian hahn qe partit e tyre SPD,CDU DHE CSU i kan ber parti lecka qe kishin dikur nga 45 perqind te votuesve ndersa sot kan spd ne gjermani 15 perqind pra posht te gjelberteve,liberalve te fdp dha nacionalisteve te AFD;kurse cdu -csu ka zbritur ne 20 -30 perqind nga 45-55 perqind .pra keta morra pleq as populli i vet nuk i don.

  3. Besushmeria e ketij vendi ka pjerdhur me kohe qe kur ardhen drogaxhinjte ne pushtet qe e hashashizuan tere vendin ,ku kapen drejtesine .Por po qendruan me ne pushtet keta me ne krye -edvin-psiko-skizofrenin-edhe si komb do shperbehemi ku brenda 2-3 vjeteve iken mijra shqiptare duke marre arratine rrugeve te botes.

  4. Paska bere edhe lifting ky parazit ,nga maj i ketij viti nuk ja degjoni me zerin ketyre gay sorosian.Ju erdhen zgjedhjet ne BE PARAZITA

    1. po mor pall kari po!Ca nuk ju pelqen ju derrhave o jane gay o jane sorosiane, vetem ti me Monen edhe Titin jeni per se mbare!

  5. Stalin,
    ti patjeter kur thua qe ky vend ka pjerdhur qe kur ardhen drogaxhinjte ne pushtet…, (duhet shkruajtur “erdhen”, por une per te qene korrekt dhe per te mos cenuar imazhin tend prej fshatari ruajta origjnalin), e ke fjalen qe atehere kur Sali Berisha deklaroi se drogen ne Lazarat e kishte lejuar ai per arsye politike, apo qe kur ajo defakto filloi ne vitet 93-94!?

  6. Hahaha Jane Pak shoqeria civile
    E gjeti Salvini 4 ballare ,tre Nena 6 gjysher 7 kusherinj dhe ne mengjes nuk e dine Ca’ lidhje Kane.
    Shoqeria e hapur.

  7. ky qenka ne gjyme letargjik kjo eshte dhene dhe rithene se ne qershor nuk ka hapie negociata pasi ra ma e kriminalizoi . mbushi me droge shqiperine

  8. I nderuar profesori shkolles te Partise per sugjerimin qe me bere per drejtshkrimin e gjuhes shqipe.Por besoj se ti duhet te kesh -inteligjence fshatari-dhe shume te theksuar sepse ti do te shkruash sic te ka mesuar partia dhe nuk ke nga leviz.Nje gje duhet te dish ti qe ke frike te vesh nje pseudonim ne komentet tende por shkruan me -ipa emer-gjuha shqipe shkruhet dhe sipas -dialektizmave-te gjuhes folur ne vend o injorant,ku ti nuk di cfare jane dialektizmat.Se dyti ti o profesor i bythes ne kohen e Saliut nuk shkrova se nuk egzistonte Lazarati ,por nje Lazarat ishe .Kurse keta pinjollet qe ndoshta mundet edhe ti mund te jesh ndonje pre tyre e bene Lazarat te tere Shqiperine .Ju ini si ata kuajte e karroces qe Edvini ju ka zene syte te mos shikoni as majtas as djathtas ,Ju ini nga ajo pjelle qe beni akoma krahasime me vitin 1938 -te sic benin eterit tuaj.Ka 6 vjet o idiot qe Lazaratit i bete rrethimin policor me buje te madhe vetem per shou mediatik qe ja ne po e luftojme mbjelljen e kesaj bime ,Dhe ne fakt cfare ndodhi -o Qorr-qe nuk shikon nga perdja e zeze qe ju ka zene syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *