• |
ide | kryesore

Preda: Flisni me njëri-tjetrin përpara qershorit

Lajme, Të fundit



Cristian Preda, anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian kërkoi nga shqiptarët dhe liderët politikë në vend të flasin me njëri-tjetrin. Ai e konsideroi një sukses të madh që palët të bisedojnë para qershorit.

“Unë jam anëtar i PE, koordinator për çështjet e jashtme. Si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai ka kërkuar çeljen e negociatave. Ne si deputetë e mbështesim dhe ne dëshirojmë të flasim me Europën. Është e rëndësishme që para qershorit shqiptarët të flasin me njeri-tjetrin. E ftoj kryeministrin të bisedojë me opozitën. Do jetë sukses i madh që para qershorit të bisedojnë me njeri-tjetrin”, deklaroi Preda.

Për studentët protestues tha se është e papranueshme që familjeve të tyre t’iu bëhet presion dhe të hiqen nga puna.

“Keni pasur disa protesta masive të studenteve. E papranueshme që familjeve të tyre të bëhet presion. Iu kërkoj autoriteteve të shikojnë këto presione. Disa prej tyre janë hequr nga puna. Është rrezik i madh për destabilizimin”, deklaroi Preda.

 Eurodeputeti gjithashtu kërkoi një liri të medias, e cila sipas tij po pasqyron lajme të rreme të mazhorancës dhe opozitës.

“Këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por dhe partitë në opozitës. Liria e shtypit është thelbësore. Ju lutem ruajeni atë. Ne duam një liri të vërtetë të shtypit”, deklaroi ai.

ZGJEDHJET

Preda, përfaqësues i Partive Popullore Europiane, ku është edhe Partia Demokratike Shqiptare anëtare, e cilësoi të papranueshëm dorëzimin e mandateve nga opozita. Gjithashtu, si një vëzhgues i zgjedhjeve të 2017-ës, ai tha se shkuan mirë dhe nuk mund të pretendohet pas 1 viti e gjysmë se nuk ishin të rregullta kur u pranuan.

“Abandonimi i mandateve është i papranueshëm për ne. E kemi thënë edhe kur bojkotoi partia e Ramës dhe e them tani. Si vëzhgues i zgjedhjeve të kaluara parlamentare mund të them se përfundimet tona janë se zgjedhjet shkuan mirë. Nuk mund të themi pas një viti e gjysmë se nuk shkuan mirë. Ne kemi ekspertizën më të mirë, përvojën më të mirë në botë sa i takon zgjedhjeve. Për mua është e çuditshme të thonë se zgjedhjet janë të këqija. Ndihem keq nga kjo. Ne mbështesim çeljen e negociatave. Besoj se duhen hapur negociatat por duhet dialog i brendshëm”, deklaroi Preda.



6 Comments

  1. ju ne evrope doni ne monopolizoni gjithcka dhe te merrni deri ne fund cfare i takon tjetrit dhe tja u jepni miqve tuaj personal duke promovuar demokraci fallco me dy standarte. dhe kur nuk ja dilni, drejtoni gishtin nga te tjeret, si gjithmon komunistat nuk ndryshojne. dhjaksa qe nuk mbajne pergjegjesi. ngelet gjithe jetes duke share ameriken o budallenj te semure nga trute

  2. O N sipas teje çfare te bejme te izolohemi si Enver Hoxha e te hame bar!!!!te qafsha moj shege se ngeli planci var….

  3. Shqiperia i eshte futur nje rruge qe nuk po dihet se ku do perfundoje! Hall te behemi si Hungaria, qe se rruan hic per BE-ne, e hall te qendrojme si dele te urta ne rresht per nje! N.q.s ka Zot, i them qe ti ler per ca kohe skedinat, dhe te na ndihmoje. 🙂

  4. Sa koncerte, kenge, fjalime, e dokrra degjojme e shikojme, e sa na folin, e na bejne qejfin, vijne e shkojne, ne themi se ia futi ky, ia futi ai, e ata jane bukur ne postet e karriket e tyre, Vijne, me diete, edhe ketu kujdesohen servilet e pushtetit, mbase edhe i ngrohin me peshqeshe e para droge,,,e cfare s;ben ky pushtet qe ti thohet nje fjale e mire, e qe te mbajne akoma pushtetin per te vazhduar keto qe kane bere, E ato te deleguar, vene e thone e thame fjalen tone. por si e thane e cfare thane atje ne s;dime gje Zullumin e lane ketu, mbasi asnje thenie e tyre s;ishte kohore e imediate per zgjidhjen e situates, sepse nuk thane asnje beme , qe ka tronditur kete pushtet qe me drogen, vjedhjiet, e emigrimin. Perse Valle? kjo eshte ceshtja,,,e kush do e zgjidhe? POPULLI, kjo nuk ka diskutim.

  5. Frrhonsa ska dashte tja dije ndonjehere per Shqiperine
    Eshte Mike e serrrbise.
    Po’ ishallah i Vine hakut jelekverdhet.
    Ore vetem per nje gje habitem
    Ketà qe qane per Enver hoxhen
    Pervec rames se ai Ka Bo feste me zhejin ate dite
    Sa pro perendimore qe Jane bere
    O krimba te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *