• |
ide | kryesore

Bujar Spahiu zgjidhet kreu i ri Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është zgjedhur Bujar Spahiu. Ai ka marrë 59 vota. Ylli Gurra 26 vota dhe Gramoz Blliku 2 Vota. Kanë marrë pjesë në votim 87 anëtarë. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.

Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit. Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH. Vendimi i Bruçaj për tërheqjen nga erdhi të premten. Ai tha se u tërhoq nga gara për ti hapur rrugën teologëve të tjerë. Por dyshimet janë se Brucaj ka qenë nën presion të fortë nga Erdogan, i cili e ka akuzuar për lidhje me klerikun turk Fetullah Gylen.



4 Comments

  1. rama dhe erionka sapo nxorren kelyshin e tyre gurra,ky vetem imam nuk esht por nje komunist enveri e stalini.me mir nje gylanist se nje komunist e erdoganist,me mir nje cop muti se nje qenef me mut te komunisteve rama,gurra,putin,erdogan.

  2. Ky gurra imami tiranes duhet perjashtu nga kmsh pasi ka vu ne diskutim votimin duke ndjell percarje, ky kujton se ripjellja qe perfaqeson ai eshte edhe kmsh. Turp per nje imam delenxhi dhe sahanlepires

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *